» RKL: Politika aktuale nė trekėndėshin: Tiranė, Prishtinė, Shkup nuk udhėhiqet nga koncepti i faktorizimit dhe i bashkimit kombėtar

 

Vrasjet e fundit, nė pritė, tė katėr luftėtarėve tė lirisė dhe bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, Harun Aliu, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni   nga policia sllavomaqedonase, shėnojnė vazhdimin e pėrpjekjeve tona tė pėrgjakshme historike, nė drejtim tė ruajtjes sė identitetit kombėtar dhe bashkimit tė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm, pavarėsisht se kjo as u ka pėlqyer as do t’ u pėlqejė  fqinjėve grabitqarė dhe as politikės pragmatiste, nė masė edhe pro sllave tė BE-sė. Kjo aspiratė historike nuk po iu pėlqen as krerėve tanė nė Tiranė, Shkup e nė Prishtinė, tė veshur trash me pushtet, tė dėgjueshėm dhe tė pėrkulur para Brukselit.

 

Ēėshtja shqiptare nė ish-RJ tė Maqedonisė nuk zgjidhet as me zbatimin nė tėrėsi tė Marrėveshjes sė Ohrit, qė ėshtė imponuar nga faktori ndėrkombėtar , me qėllim pėr ta shpėtuar kėtė shtet  artificial nga copėtimi, i cili ka krizė identiteti kombėtar, por edhe shtetėror, krizė kjo nė rajon qė rrjedh qysh nga Luftėrat Ballkanike, kur sllavėt pushtuan dhunshėm trojet tona, duke vrarė e duke dėbuar qindra mijėra shqiptarė nga trojet e tyre historike dhe etnike. Dhuna dhe gjenocidi qė ėshtė ushtruar sistematikisht kundėr shqiptarėve nė ish Jugosllavinė e AVNOJ-it, edhe pas shpėrbėrjes nė tėrėsi tė atij shteti, qė ishte burg edhe pėr disa popuj sllavė, ēėshtja shqiptare nuk u pėrfill me seriozitet nga faktori ndėrkombėtar, pėr shkak se vetė udhėheqėsit  shqiptarė, tė ndarė nėpėr krahina e parti tė shumta, nuk e imponuan pėr zgjidhje ēėshtjen shqiptare, por u mjaftuan tė ruajnė feudet e tyre, duke u ankuar, duke u rėnė pjatave, duke improvizuar varrosjen e dhunės, duke kėrkuar ēelėsat e shkollave e fakulteteve tė mbyllura, duke ndėrtuar jetėn paralele sipas shembullit tė urithit nėn tokė dhe  duke mos treguar aspak gatishmėri pėr unifikim dhe faktorizim.

Tė gjitha pėrpjekjet e deritanishme pėr ta vendosur paqen nė kėtė shtet kanė dėshtuar dhe do tė dėshtojnė, pėrderisa nuk imponohet njė zgjidhje e drejtė pėr tė gjitha palėt, nė tė gjitha segmentet politike, kombėtare e shtetėrore.

Maqedonia, njė shtet i krijuar artificialisht nė vitin 1945 nė njė mbledhje tė Jugosllavisė sė AVNOJ-it, ishte shpallur republikė e gjashtė e federatės, duke i trajtuar bullgarėt e Maqedonisė, si pjesėtarė tė etnitetit maqedonas, ashti sikur po bėhen pėrpjekje, qė tė trajtohen shqiptarėt e Kosovės, si kosovarė dhe Kosova si shtet i tyre.

Anashkalimi i principeve themelore tė formimit tė shteteve kombėtare, pėr tė gjithė njėsoj, ka sjellė dhe do tė sjellė destabilitet, pėrderisa shqiptarėve u mohohet e drejta ta kenė shtetin e tyre tė pėrbashkėt  kombėtar, sikur e ka Greqia, Bullgaria, Serbia, Kroacia etj, tė pėrkufizuar  me tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė mbėshtetur mbi parimin etnik.

Meqė politika aktuale nė trekėndėshin Tiranė, Prishtinė, Shkup nuk udhėhiqet nga koncepti i faktorizimit dhe i bashkimit kombėtar, ēėshtja shqiptare nuk do tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore, as evolutive, sikur pretendojnė politikanėt farisenj, nga frika pėr tė mos po  i humbin favoret e tyre qė iu sjell pushteti, nė tri qendrat aktuale shqiptare, tė cilat nuk e pėrbėjnė dot njė faktor unik me qėndrime unike kombėtare.

11 vjet pas luftės nė Kosovė dhe 9 vjet nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit, nuk kemi shėnuar ndonjė lėvizje tė madhe nė drejtim tė unifikimit tė faktorit shqiptar. Ndėrkohė, mė 17 shkurt tė vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarėsinė e kushtėzuar nga Pakoja e Ahtisarit, e cila veē tjerash sanksionon mundėsinė e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, ndėrsa favorizon nė infinit faktorin serb nė Kosovė, duke e lenė shumicėn shqiptare, peng tė pakicės serbe. Kosova, ka realizuar njė nivel tė vetėqeverisjes dhe ka ngritur  institucionet e pranuara nga 67 shtete tė botės, por ndodhet nėn protektoratin e BE-sė, njė shtet  tė cilin mund ta nėpėrkėmbė, qoftė edhe njė zėvendės prokuror i EULEX-it nga kontingjenti i personave  me prejardhje tė dyshimtė, politike e morale. Se sa ėshtė i fortė shteti i Kosovės, u pa sheshazi me rastin e intervenimit banditesk tė policisė  sė EULEX-it kundėr MTPT-sė dhe pėrgjithėsisht kundėr Qeverisė sė Kosovės, e cila u trondit nga themeli.

Kanė kaluar 9 vjet pas Marrėveshjet sė Ohrit dhe nuk ėshtė realizuar as 20 pėr qind e asaj qė parashihet. Edhe nėse Shkupi do tė detyrohet ta realizojė nė tėrėsi atė marrėveshje, ajo nuk i pėrmbush kėrkesat politike, kombėtare dhe zhvillimore tė shqiptarėve, tė cilėt pėrbejnė mė shumė se 30 pėr qind tė popullatės, dhe tė cilėt dikur nė fillim tė shekullit 20-tė, pėrbėnin 80 pėr qind tė territorit tė sotėm tė kėtij shteti artificial. Dhe kurdoherė qė shqiptarėt kanė kėrkuar t’i realizojnė kėto tė drejta,  ato janė injoruar nė tėrėsi, sidomos nga partia ultranacionliste, VMRO- DPMNE.

Nė tė gjitha rastet, nė pėrpjekje tė shqiptarėve tė atjeshėm pėr tė realizuar mė shumė tė drejta, ata  janė fajėsuar si elementė ekstremistė e terroristė,  ndėrkohė qė politikanėt shqiptarė i kanė mbėshtetur paksa nė heshtje veprimet e policisė, duke propaganduar alternativėn e ruajtjes sė Maqedonisė dhe prosperitetit tė shqiptarėve nėn robėrinė e Qeverisė sė Shkupit, e cila boton enciklopedi ku shqiptarėt i trajton si njerėz tė egėr, Qeveri e cila kėrkon qė fėmijėt shqiptarė sapo tė lindin tė fillojnė ta mėsojnė gjuhėn mushke, qė ėshtė  njė dialekt i sllavishtes mes bullgarishtes e serbishtes, rrėnon shtėpinė e shqiptares sė famshme, Gonxhe Bojaxhiu, Nėnė Tereza, dhe nė atė vend ndėrton njė kishe sllavo-bullgare, shkatėrron sistematikisht kulturėn fizike tė shqiptaro-ilirėve, diskriminon shqiptarėt  nė tė gjitha segmentet, nuk realizon as edhe njė pėrqindje tė vogėl tė Marrėveshjes sė Ohrit, e cila i dha fund luftės sė fituar nga shqiptarėt, por tė tradhtuar nga kreu i saj,  i pėrjashton ata nga institucionet e Sigurisė sė shtetit, i anashkalon nė zyrat e diplomacisė dhe u bėn me dije se krejt kėto veprime po i ndėrmerr si hakmarrje pėr luftėn e vitit 2001, tė fituar me armė, por tė humbur nė tavolinėn e poltikės.

Si mund tė jetojnė shqiptarėt nė njė shtet, i cili i trajton si bijtė e njerkės, meqė nėna Shqipėri dhe Kosova, kėshtu si ėshtė,  i ka lėnė nė mėshirė tė kohės, pėr mė tepėr Prishtina dhe Tirana zyrtare po e ndihmojnė pushtetin antishqiptar tė Shkupit pėr tė zbuluar dhe pėr tė pamundėsuar lėvizjet e “ekstremistėve shqiptarė”, tė cilėt pale quhen edhe trafikantė dhe kriminelė.

Ende pa u terur gjaku i katėr dėshmorėve mė tė rinj tė kombit, ministri i Brendshėm i Kosovės, B. Rexhepi, ulėt gju mė gju me ministren sllavomaqdonase, Jankullova, dhe i premton asaj se Kosova nuk do tė bėhet ēerdhe, ku do tė gjejnė strehė kriminelėt e trafikantėt.

Por tregimi nuk mbaron kėtu.

Shqiptarėt liridashės, kudo nė trojet tona etnike, janė tė vetėdijshėm se Qeveria e Prishtinės dhe ajo e Tiranės, janė peng i politikave tė imponuara tė Brukselit, dhe shpėtimi nuk mund tė kėrkohet nga ata.

Shpėtimi i shqiptarėve varet vetėm nga organizmi dhe veprimi mbi baza kombėtare, duke mos e pranuar realitetin e imponuar nga faktori ndėrkombėtar, por duke u bėrė vetė faktor dhe dalzotės i vetvetes. Dhe, kėtė mund ta bėjmė, sepse nė pesė shtetet e Ballkanit jemi hiq mė pak se shtatė milionė, tė cilėt nuk ka mė forcė nė botė qė do t’ i zhduk, apo qė gjithmonė t’i mbajė nėn tutelė.

Shembulli i qėndresės sė fortė kombėtare nė Tanushė dhe Debėllde tregon mė sė miri se forcės duhet kundėrvėnė me forcė dhe jo me lutje e kurriz tė pėrkulur, sepse edhe kthesa historike qė ka ndodhur nė Kosovė, nuk ėshtė rezultat i politikės qyqare e mjerane tė pacifistėve shqiptarė tė tė gjitha ngjyrave, por ėshtė rezultat i gjakut tė derdhur pėr liri dhe i ndihmės qė i ka dhėnė kėtij populli, nė vitin 1999 njė segmenti i politikės pėrparimtare botėrore, udhėhequr nga Klinton, Olbrajt, Bler, Klark e tė tjerė.

Vrasjet e fundit nė pritė, tė katėr luftėtarėve tė lirisė dhe bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, Harun Aliu, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni   nga policia sllavomaqedonase, shėnojnė vazhdimin e pėrpjekjeve tona tė pėrgjakshme historike nė drejtim tė ruajtjes sė identitetit kombėtar dhe bashkimit tė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm, pavarėsisht se kjo as u ka pėlqyer as do t’ u pėlqejė  fqinjėve grabitqarė dhe as politikės pragmatiste, nė masė edhe pro sllave tė BE-sė. Kjo aspiratė historike nuk po iu pėlqen as krerėve tanė nė Tiranė, Shkup e nė Prishtinė, tė veshur trash me pushtet, tė dėgjueshėm dhe tė pėrkulur para Brukselit.

» RKL: Shumica e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės u radhit kundėr vetvetes dhe luftės sė UĒK-sė» RKL: Votimi pro Tribunalit nė Kuvend do tė jetė tradhti e pafalshme kundėr luftės sė UĒK-sė» Azem Zekaj: Kush po kėrkon Tribunal kundėr UĒK-sė?» Mexhid Yvejsi: Studentėt e Gjakovės, frymėzim i Pranverės sė Kosovės nė vitin 1981» Mona Agrigoroaiei: Duhet ndaluar Hitlerin e Rusisė, Vladimir Putin» Ahmet Qeriqi: Pėrse Ballkani i pėrket ortodoksisė, dhe islami u dashka tė getoizohet?» Dilaver Goxhaj: E vėrteta e fakteve gjendet me vėshtirėsi» Kush ėshtė titisti, Nuredin Ibishi, ju tregon Reshat Badallaj» F. Shkreli: Nga historia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, themelimi i Komitetit “Shqipėria e Lirė”» Fatmir Humolli: Kuvendi i Kosovės t’i jap fund presionit, servilizmit dhe naivitetit politik» Fadil Shyti: Shqiptarėt nuk i tremben Tribubalit pėr “krimet” e UĒK-sė!» Fetnete Ramosaj: Nuk mund tė ketė tribunal mbi tribunal» Ahmet Qeriqi: Tribunali fyen kombin shqiptar dhe luftėn tonė ēlirimtare» Adil Fetahu: Tė pranohet stazhi i punės pėr periudhėn 1990-1999» RKL: Kosova me EULEX-Kosovo dhe Tribunal kundėr UĒK-sė» Ahmet Qeriqi: Pėrpjekja pėr kryengritje tė armatosur, nė Besi, mė 2 prill tė vitit 1981» RKL publikon emrat e bashkėpunėtorėve tė Dik Martit tė cilėt sajuan gėnjeshtrėn e shekullit» Ragip Shala: Grevat e minatorėve dhe tė studentėve nė mars tė vitit 1989» Adil Fetahu: A po e privatizon Serbia “Trepēėn”?» Dr. Shefqet Krasniqi: Pasojat fatale sociale-shpirtėrore tė sekteve tė devijuara» Gjovalin Ndoja: Shqip-sharėsit e dėshtuar dhe shqip-mohuesit e lumtur» Lulzim Basha dhe disa miq tė tij hetues tė Tribunalit tė Hagės pėr gjoja krimet e UĒK-sė» S. Talbot: pasardhėsit e serbėve myslimanė, qė flasin shqip, e pėrbėjnė shumicėn nė Kosovėn moderne (!)» M. Bislimi: Ēdo ditė pranvere na pėrkujton Komandant Plakun, sepse vepra e tij kurrė s' do tė plaket» RKL: Pse nuk janė gjepura krahasimet e Kosovės me Krimenė


LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA

Tel: +381 38 249 237, +377 44 417 225, E-mail: info@radiokosovaelire.com; Rr. Thimi Mitko, Nr.6, Bregu i Diellit, Prishtinë.